Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt takimi me gratë ndërmarrëse dhe nënat vetushqyese

2020/06/23 - 5:31

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me znj.Mrika Gashi nga AZHR-ja, pritën në takim grupin joformal të grave, nënat vetushqyese, gratë ndërmarrëse të bizneseve të vogla dhe të mesme, para të cilave u prezantua që në kuadër të subvencionimit, komuna e Obiliqit ka ndarë shumën prej 50 mijë euro, në përkrahjen e nënave vetushqyese, ndërrmarjet e vogla si dhe aktivitete të cilat ndërlidhen me fuqizimin e grave.
Përmes kësaj punëtorie, u diskutua për prioritetet të cilat ato kanë, nga ku u nxorrën rekomandimet dhe për hapat e mëtutjshëm u dakorduan që përmes komunës në kordinimin me AZHR-në, të vazhdohet realizimi i subvencionimit të kësaj kategorie.
Takimi i ardhshëm i formatit të tillë do të mbahet me datë 1 korrik 2020 ( e mërkurë, ora 10:00)