Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajte mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit

2019/10/30 - 4:29

Kuvendi Komunal i Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë me radhë për këtë vit.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Burim Gërguri, i cili shpalosi rendin ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara, është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE

1.Arsyetimi për mungesë,
2. Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi i Draft Rregullores për administrimin e shtëpive të kulturës në Komunën e Obiliqit,
4. Shqyrtimi i raportit financiar 9mujor(DEFZH),
5.Shqyrtimi dhe dhënia në diskutim publik e Draft Strategjisë për zhvillimin e turizmit dhe provimi i trashëgimisë kulturore/natyrore 2019-2023
6.Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për Parcelat Kadastrale në Zonën Kadastrale në Plemetin
7.Shqyrtimi i vendimeve të Kuvendit Komunal sipas kërkesave të MAPL-së
a)Kërkesa nr.-VI-020-948/9 të dt.03.10.2019
b)Kërkesa nr.-VI-0201023/7, të dt.11.10.2019
8.Shqyrtimi i kërkesave
9.Të ndryshme