Republika e Kosoves

Obiliq

Urimi i kryetarit Xhafer Gashi drejtuar qytetarëve të Komunës së Obiliqit

2018/12/31 - 5:13

Të nderuar qytetarë,

Më lejoni fillimisht të u falenderoi për një vit bashkëpunim me ju për të mirën e vendit tonë në realizimin e projekteve, 
Ishte një vit që për ne do të lë gjurmë në historinë e Obiliqit, sepse po ky vit jetësoi Ligjin për Obiliqin – ëndrrën e gjithsecilit nga ne,
Punët infrastrukturore, arsimore, shëndetësore, kulturore e rinore i nisëm së bashku, i mbikqyrëm, i realizuam dhe po i gëzojmë.
Viti që po vije për ne do të jetë sfidues por unë duke u pasur juve, qytetarë të nderuar, ju që më besuat votën tuaj, e di dhe e besoj që do ja dalim po me aq suksese sa këto pesë vite,
Ne thamë që Obiliqi do ndryshoi, Obiliq do zhvillohet dhe këtë e dëshmuam dhe do e vazhdojmë edhe viteve tjera,
Pra, të nderuar urime për shumë mote,
Suksese, shëndet e mbarësi për ju dhe familjet e juaja,
Sinqerisht,
I juaji Xhafer Gashi
Gëzuar!