Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

Vihet gurthemeli për vazhdimin e Sheshit “Adem Preniqi”

2022/11/22 - 3:04

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpuntorë dhe qytetar, bënë vënien e gurthemelit për vazhdimin e Sheshit “Adem Preniqi”, projekt ky i cili do realizohet në faza për të mos krijuar vështirësi për qytetarët dhe bizneset e veprimtaritë e tjera që zhvillohen në këto pjesë dhe gradualisht qyteti i Obiliqit do shëndrrohet në një qytet modern e me hapësira të përshtatshme për të gjitha grupmoshat.
Kryetari Gashi në shkrimin e tij është shprehur se”E kam thënë dhe vazhdojë t’i qëndrojë mbrapa; Obiliqin do ta bëjmë qytetin më të bukur! Jemi bashkë për Obiliqin!”