Republika e Kosoves

Obiliq

Vlora Mjekiqi Kabashi zgjidhet kryesuese e Kuvendit Komunal të Obiliqit

2021/12/23 - 4:00

Nën drejtimin e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës, Enver Gashi, në prani të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe anëtarëve të kuvendit, është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Obiliqit, në të cilën znj.Vlora Mjekiqi Kabashi është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal të Obiliqit.
Me 12 vota për, znj.Vlora Mjekiqi Kabashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq, është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal për mandatin katër (4) vjeçar në komunën e Obiliqit.
Në seancë morën pjesë 21 anëtarë të Kuvendit, dhe komisionet për mbikëqyrjen e procesit të votimit u përkujdesen që procesi votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi.
Pas zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit me shumicë votash, është vazhduar me tutje me trajtimin e pikave të rendit të ditës si në vijim:
-Shpallja/Publikimi i pronave komunale për dhënien në shfrytëzim
-Formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa
-Formimi i Komisionit komunal të Aksionarëve të NPL “Kastrioti” SH.A.
-Të ndryshme.