Republika e Kosoves

Obiliq

Zhvillimi i projekteve

2020/06/29 - 5:36

Punime po zhvillohen gjithandej në Obiliq, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nga afër ka inspektuar punimet në sheshin e qytetit ”Dëshmorët e Kombit“, në të cilin po punohet me dinamikë të shtuar, gjatë vizitës në këtë vendpunishte, Kryetari Gashi, ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga qytetarët në mënyrë që shumë shpejtë të shfrytëzojmë hapësirat rekreative të këtij sheshi! Ndër tjerash ai ka theksuar se: “Obiliqi po ndryshon, përmes vullnetit tonë të përbashkët për të realizuar projekte të cilat do të i gëzojmë së bashku e mbi të gjitha që do të trashëgohen nga brezat e ardhshëm!“
Po ashtu, punime po zhvillohen në lagjen Qerkezi, ku po bëhen përgaditjet për shtruarjen me kubëza të segmenteve të rrugës “Avdullah Qerkezi“ dhe kompletimin me infrastrukturë përcjellëse!