Lajmet   Njoftimet   Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës - 28 prill 2017

 Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

 

Si Raport Informativ është prezantuar Raportit vjetor financiar i vitit 2016.

Është prezantuar Raporti i Punës së Drejtorive të SHCK-al në Pejë për vitin 2016, si raport informativ.

Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e një pjese të ngas.kad. nr.8/13 Z.K.Gllaviqicë, në sipërfaqe prej 01,51,70 ha për varrezat e fshatit Gllaviqicë, Milovanc, Babiq, Vragoc, Llozhan dhe Pishtan,është aprovuar për procedim të metutjeshëm.

Propozimi  për miratim përfundimtar për dhënien në shfrytëzim afatgjatë  45 vite të pronës së paluajtshme komunale: NPL.”ELEGANCE”nga Peja, Kompanisë “HABO” sh,p.k. nga f.Raushiq Komuna Pejë, Kompanisë “ELBA” sh.p.k. nga Peja, dhe NTP.”SALA” nga Peja,është aprovuar.

Është bërë Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për shpalljen Absolutisht nulë - të pa vlefshëm të Aktvendimit nr.463/134-4  të dt.04.06.1996  të ish K.K.Pejë, mbi ndarjen e truallit në shfrytëzim në emër të Djokovic  (Vasilije) Milorad, ngas.kad.nr.790/2 në sipërfaqe prej 0.11,32 ha Z.K.Vitomericë

 

Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës

 

 


RSS

Sign in