Lajmet   Njoftimet   Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës - 09 janar 2018

 Kuvendi i Komunës së Pejës mbajti takimin e radhës të kryesuar fillimisht nga debuteti më i vjetër, z.Beqir Kajtazi e më pasatj nga Kryesuesi i zgjedhur me shumicë votash i Kuvendit të Komunës së Pejës, Dr.Islam Husaj.

 


Kuvendi i Komunës së Pejës mbajti takimin e radhës të kryesuar fillimisht nga debuteti më i vjetër, z.Beqir Kajtazi e më pasatj nga Kryesuesi i zgjedhur me shumicë votash i Kuvendit të Komunës së Pejës, Dr.Islam Husaj.

 

Në pikën e parë të rendit të ditës u betuan  anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Pejës.

 

Pikë e dytë e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Pejës e mbajtur me datë: 13.12.2017.

 

Në pikën e tretë të rendit të ditës për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës pati tri propozime: Dr.Islam Husaj nga LDK , Arbër Grabovci nga AAK dhe Ukë Selimaj nga PDK  pas votimit të fshehtë dhe  numërimit të votave me shumicë votash u zgjedh për këtë mandat  Kryesues i Kuvendit të Komunës së Pejës, Dr.Islam Husaj.

 

Dr.Islam Husaj pasi mori detyrën i falënderoj të pranishmit dhe u zotua për transparencë dhe punë të paanshme, si dhe vazhdoj me pikat e rendit të ditës.


 

 

Në vazhdim është zgjedhur Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në përbërje prej 9 anëtarëve: 3 nga LDK , 2 nga AAK, 1 nga PDK, 1 nga VV dhe nga 1 anëtar Alternativa dhe Nisma shkojnë me rotacion nga dy vite.

 

Po ashtu është zgjedhur edhe Komiteti për Komunitete në përbërje prej 9 anëtarëve: 1 LDK, 1 AAK, 1 PDK  dhe 6  nga Partitë e komuniteteve pakicë.

 

Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në muajin shkurt 2018-të.

 


RSS

Sign in