Lajmet   Njoftimet   Mjekët ushtarak italian kanë folur në shkollat e Pejës për drogat dhe alkoolin

Mjekët ushtarak italian kanë folur në shkollat e Pejës për drogat dhe alkoolin - 28 prill 2017

 Me datën 28 prill 2017 u mbyll një cikël ligjëratash të mbajtura nga mjekët ushtarak të kontigjentit italian me qëllim  të vetëdijesimit të nxënësve të shkollave të mesme të Pejës, ndaj rrezikut nga përdorimi i drogës dhe alkoolit.

  

Me datën 28 prill 2017 u mbyll një cikël ligjëratash të mbajtura nga mjekët ushtarak të kontigjentit italian me qëllim  të vetëdijesimit të nxënësve të shkollave të mesme të Pejës, ndaj rrezikut nga përdorimi i drogës dhe alkoolit.

 

Projekti në fjalë është fryt i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Arsimit dhe Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), i cili  është realizuar falë angazhimit të përkushtuar të oficerve italian, të cilët veprojnë në kuadër të operacioneve civile - ushtarake.

 

Ligjëratat, të cilat u zhvilluan në gjashtë shkolla të komunës me fillim në muajin mars, u mbajtën nga Kapiteni Marco Romano- Drejtor i Infermierisë në Kampin Fshati Italia dhe kanë hasur interes të madh nga nxënësit.

 

 Drejtori i Arsimit, z.Besim Avdimetaj në fjalimin e mbajtur me rastin e përmbylljes së projektit është shprehur entuziast për bashkëpunimin me ushtarët italian të KFOR-it dhe ka pohuar dobinë e madhe të problemeve të trajtuara.

 

MNBG-W është në udhëheqjen italiane aktualisht të drejtuar nga Regjimenti i 32-të Tankist me të cilin operojnë edhe ushtarak  austriakë, sllovenë dhe moldavë.​

 


RSS

Sign in