Lajmet   Njoftimet   NJOFTIM - TAKIMI I ASAMBLESË KOMUNALE

NJOFTIM - TAKIMI I ASAMBLESË KOMUNALE - 18 shtator 2017

 Asambleja Komunale në Pejë,të Enjten me 21 shtator 2017 do të mbajë mbledhjen e vetë  të rregullt, duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite.

 

Asambleja Komunale në Pejë,të Enjten me 21 shtator 2017 do të mbajë mbledhjen e vetë  të rregullt, duke filluar në ora 10:00, me këtë rend dite.

 

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Zhvillimin e Arsimit për periudhën 2018 -2022, pas procedurës së diskutimit publik.

Shqyrtimi i Draft – Buxhetit për vitin 2018.

Shqyrtimi i Draft – Rregullores për tatimin në pronë për vitin 2018.

Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Auditorit të përgjithshëm.

Shqyrtimi i Propozim –Vendimit për hartim të Hartave Zonale të Komunës së Pejës, me  Programin e Punës  për hartimin dhe menaxhimin e Hartave Zonale të Komunës.

Shqyrtimi i Propozim –Vendimit për  hartimin  e  Planit Zhvillimor të Komunës së Pejës, me Programin e Punës për hartimin e menaxhimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Shqyrtimi i Draft – Planit të punës për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve nga abuzimet.

Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara në periudhën Janar – Qershor 2017.

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal Pejë për vitin 2018.

Pyetje dhe propozime për punën e Komunës të ngritura nga  anëtarët.

 

  Ky është takimi i fundit i Kuvendit të Komunës së Pejës ne legjislaturën 2013-2017.

 


RSS

Sign in