Lajmet   Njoftimet   NJOFTIM PUBLIK

NJOFTIM PUBLIK - 30 janar 2018

Takimi mbahet te Enjten me 01 shkurt 2018 prej orës 11:00, në sallën Kuvendit Komunal në Pejë.

 

 

NJOFTIM PUBLIK

 

Ministria e Zhvillimit Rajonal lanson  Skemën e Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ në vlerën prej 1,400,000.00 euro

 

 Takim me  Përfituesit potencial - bizneset

 

Në kuadër të lansimit të Skemës së Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“, Ministria për Zhvillim Rajonal,  të enjtën më 01 shkurt, 2018,  nga ora 11:00, organizon Sesionin informues  me Përfituesit potencial/bizneset me qëllim të informimit lidhur me këtë program dhe mundësit e aplikimit.

 

Takimi mbahet te Enjten me 01 shkurt 2018 prej orës 11:00,

 në sallën Kuvendit Komunal në Pejë.

 

Fjalën hyrëse në takim do ta mbajnë, znj. Magbule Shkodra dhe z. Esat Raci zv. Ministër i Zhvillimit Rajonal.  

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj Thirrje për Propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal të balansuar përmes përkrahjes së ndërrmarrësve të rinj/bizneseve në pesë rajonet ekonomike të Kosovës. Shuma e fondit në vlerën 1,400,000.00 euro është e orientuar në projekte që kontribuojnë në:

-          Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punes, me theks të veqantë për të rinjtë;

-          Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;

-          Përkrahja e bizneseve që kontribuojunë në zëvendësimin e importeve.


RSS

Sign in