Lajmet   Njoftimet   Njoftim - Takimi i Komitetit për Politik dhe Financa

Njoftim - Takimi i Komitetit për Politik dhe Financa - 18 maj 2017

 Njoftoheni se të  Martën me 23 Maj 2017 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF).

Takimi mbahet  në Sallën e Takimeve, Zyra e kryesuesit Dr.Islam Husaj, në ora 10:00.

Njoftoheni se të  Martën me 23 Maj 2017 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF).

Takimi mbahet  në Sallën e Takimeve, Zyra e kryesuesit Dr.Islam Husaj, në ora 10:00.

Në këtë takim do të shqyrtohen  raportet dhe rekomandime të dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al,në bazë të  rendit te ditës.

 

Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar – mars 2017 

Shqyrtimi i propozimit për shpalljen me interes publik ngas.kad.nr.1249/3 ZK Pejë, për ndërtimin e hapësirës për aktivitete rekreative sportive  për shkollat “Asdreni” dhe Odhise Paskali” në Pejë.

Shqyrtimi i kërkesës për aprovimin e këmbimit të ngastrave në mes të Komunës dhe ngastrave të pronarëve : znj. Hyre Kelmendi, NN Delta, z.Bajram Kelmendi, Muhamet  Krasniqi, Kenan Studenica dhe znj.Nazmije Begolli të gjithë nga Peja, për lirimin e sipërfaqes për interes publik – zgjerim rruge sipas P.RR “Jarinë – Xhemajl Kada” Pejë.  

Raportit informativ mbi gjendjen mjedisore në Komunën e Pejës.

Propozimi për formimin e Komisionit për  hartimin e Planit të veprimit për proces transparent të Buxhetimit.

 

Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

 

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet ne Qershor 2017.

 


RSS

Sign in