Lajmet   Njoftimet   Vizita studimore në Malin e Zi, e Këshilltarëve të Komunës së Pejës

Vizita studimore në Malin e Zi, e Këshilltarëve të Komunës së Pejës - 27 prill 2017

 Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit z. Islam Husaj, ishin në një vizitë studimore në Malin e Zi.

 


Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit z. Islam Husaj, ishin në një vizitë studimore në Malin e Zi.

Delegacioni nga Peja vizitoj Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Qeverin e Malit të Zi. Këshilltarët e Pejës i priti  ministri i kësaj ministrije z. Mehmed Zenka ku u bisedua për Komunitetin shqiptar në Mal të Zi, pozitën e tyre dhe zhvillimet më të fundit në Ministrin që ai e udhëheq.  U bisedua edhe  për mundësit e një bashkëpunimi nderkomunal dhe për projektët e përbashkëta që mund të realizohen në të ardhëmen.

Me pas delegacioni i këshilltarëve nga Peja vizitoj edhe Komunën e Tivatit ku u pritën nga Kryetarja e Komunës  znj. Snežana Matijević, nënkryetari  z. Ilija Janović dhe kryetari  i Kuvendit  në Tivat z. Ivan Novosel. Në këte takim  u bisedua për mundësin e shkëmbimit të përvojave të ndryshme ndërmjet dy Komunave si dhe u vizituan disa projekte zhvillimore në këte qytet bregdetar të Malit të Zi.

Në këtë vizitë veq këshilltarëve të Komunës,morën pjesë edhe dy drejtor të Komunës së Pejës z. Jeton Abazaj- drejtor në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa si dhe z. Edmond Shala-drejtor në Drejtorinë për Çështje Pronsore dhe Juridike.


RSS

Sign in