Lajmet   Lajme Flash   Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës - 15 shtator 2016

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, në mbledhjen e sotme te radhës i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, në mbledhjen e sotme te radhës i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

 

Është bërë Shqyrtimi dhe procedimi për Kuvend  i Planit të Punës së Kuvendit Komunal Pejë për vitin 2017.

Poashtu është bërë Shqyrtimi i Draft-Planit të veprimit për transparencë në Komunën e Pejës dhe është  proceduar  për Kuvend.

Si Raport informativ është prezantuar Raporti i të hyrave shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën Janar – Qershor 2016.

Buxheti final 2017-2019,është diskutuar dhe është proceduar për Kuvend.

Edhe Draft-Rregullorja për tatimin në Pronë është proceduar për Kuvend.

Është bërë Shqyrtimi i Planit të Menaxhimit të Mbeturinave për Komunën e Pejës 2016–2020 që është cilësuar si planë i nevojshëm dhe është proceduar për Kuvend.

Poashtu është bërë Shqyrtimi edhe  i Draft – Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Pejës,i cili shkon ne Kuvend dhe ne diskutim publik.

Në fund është bërë Shqyrtimi dhe aprovimi për Kuvend i Draft – Statutit të Qendrës Kulturore në Pejë.

 

U shtruan edhe pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

 


RSS

Sign in