Ekonomia

Zejtaria në Pejë ka zënë të zhvillohet që nga periudha antike dhe ajo u transformua varësisht nga shkalla e zhvillimit ekonomiko-shoqeror. Duke u bazuar në zbulimet arkeologjike në trevën e Pejës, rajoni i Pejës është shumë e rëndësishme për studimin e zejtarisë që nga kohët më të hershme.

Në bazë të materialit arkeologjik të zbuluar në Pejë si: fibula, unaza, gjilpëra, bylyzykë, dish saltalone dhe helmeta prej bronzi etj, mund të konkludohet që nga kjo kohë fillon jeta e zhvilluar ekonomike dhe zanafillet e para të zejeve.

Sipas regjistrimit katastral të vitit 1582 në qytetin e Pejës ushtroheshin gjithsej 56 zeje. Elementi zejtaro tregtar përbënte shtesën kryesore qytetare, ku perfshiheshin 43% të popullsisë.

Shfaqjen e zejtarisë e ka shkaktuar fakti se ajo përfaqësonte njërën nga degët e ekonomisë të popullsisë parahistorike Dardane. Në mbështjetjet e burimeve Raguzane mund të konkludohet se gjatë periudhës mesjetare në Pejë zejtaria ishte degë e rëndësishme dhe intenzive e ekonomisë. Zejtaria në Pejë arriti kulmin e zhvillimit, sidomos në shekujt XVII dhe XIX. Prodhimi me vlerë artistike në këtë kohë kanë dhënë veçenarisht: argjentarët, ipekgjinjët, saraqët, terzinjt, qeleshpunuesit etj.

Në decenien e fundit zejtaria, sidomos ajo e sektorit shoqëror, nuk ka treguar rezultate të dukshme në zhvillimin e gjertanishëm. Sektorin shoqëror e përbënin organizata punuese: Ndërmarrja Zejtare-Ndërtimore “Bistrica” në të cilën punojnë 95 punëtor, Ndërmarrja e Remontit “Metohijaremont”, Ndërmarrja Grafike “Pllaninka”, si dhe tri kooperativa zejtare – e lëkurtarëve-tabakëve, këpucëtarëve “Rekord” dhe berberëve “Buduqnost” në të cilën punonin 17 punëtorë.

Mirëpo, bartës të shërbimeve zejtare në Pejë ishin dyqanet zejtare private, numri i të cilave ishte gjithsejtë 50. Dominonin kryesisht këto zanate: zdrukthëtarët (46), rrobaqepësit për meshkuj dhe femra (28), bukë-pjekësit (23), ëmbëltorët (27), mullinjtë e përrojeve, kryesisht në territorin e fshatrave (70), këpucëtarët (18), berberët (23), arabaxhinjtë (16), ortarët (13), kasapët (7), argjendarët (9) etj.

Ekonominë e komunës e përbën kryesisht industria.

Para suprimimit të autonomisë se Kosovës në vitin 1999 ekonomia e Pejës me tërë infrastrukturen përcjellëse ishte ndër ekonomitë më të zhvilluara krahas komunave tjera, duke filluar nga objektet industriale, hoteliere e turistike që për bukuritë natyrore është tejet atraktive, industria e drurit, bujqësia, ekonomia e vogël, artizanatet dhe zejet tjera.

Me vumjen e masave të dhunshme qeveria e Serbisë përmes organeve policore e ushtarake largoj kuadrot dhe ekspertët e devotshëm të ekonomisë dhe qeshtjës kombëtare dhe filloj menaxhimin me kuadra të dhunshme serbe, ndërsa puntorët u qiten në rrugë përmes aparatit të dhunës me metoda me kestreme koloniale. Ekonomia u plaqkit në forma me klasike siç edhe u krijua një infrastrukturë e dominimit politik dhe policoro-ushtarak, me specifika të veqanta në Pejë, që edhe u dëshmua me debimin masiv të popullatës, vrasjet dhe djegiet që për këto shkatërrime në këtë rajon është t’meruar Kosova.

Është bërë ndërprerja totale e investimeve publike në zhvillimin ekonomik.

U shkatërruan institucionet financiare, filluan plaqkitjet, u bë integrimi i dhunshëm i ndërmarrjeve prodhuese në ato në Serbi, u bë vjelja e tatimeve dhe targave tjera në kurriz të qytetarëve, me thjeshtë u shkatërrua sistemi ekonomik dhe u vunë masat e dhunshme në tërë ekonominë dhe institucionet tjera vitale të Pejës. 

Tërë fuqia ekonomike si dhe popullata e saj doli e plagosur, e vrarë dhe e shkatërruar. Prodhimi bujqësor dhe industrial u shkatërrua. Është vjedhur tërë mekanizmi bujqësor në fshat me tërë tufat e bagetive, u dogjen shtepi, shkolla dhe Xhami në qytet dhe rrethinë. Falë Bashkësisë Ndërkombëtare, OQ dhe OJQ, donatorëve të ndryshëm, diasporës se pasur e sidomos dëshirës për jetë të popullatës filluan investimet ne meremetimin dhe ndërtimin e shtepive, punimin e tokës bujqësore për sigurimin e kafshatës se gojës, sigurimin e tregjeve dhe furnizimi me artikuj vital dhe të domosdoshëm për popullatën që më me pak dhembje u kalua faza e emergjencës dhe u bë punësimi i një numri të rinjësh.

Tregtia në decenien e fundit kashënuar zhvillim permanent, që shihet në shtimin e qarkullimit të realizuar në zgjerimin e rrjetës dhe në pajtim me metodën për ruajtjen dhe manipulimin e mallrave të konsumit të gjerë. Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i komunës e sidomos shtimi i të ardhurave personale e kanë stimuluar zhvillimin e kësaj dege edhe me anë të hapjes së shitoreve të specializuara. 

Bartëse të qarkullimit të mallrave ishin organizatat punuese: Ndërmarrja Tregtare “17 Nëntori” me 108 punëtorë, Ndërmarrja Tregtare “Agrometohija” e cila ishte e specializuar për qarkullimin e makinave bujqësore dhe inkuadronte 20 punëtorë.

Tregtia dhe artizanatet kanë qënë degët udhëheqëse të ekonomisë së Pejës, kuptohet përkrah zhvillimit të bujqësisë nga e cila banorët kanë pasur të ardhura plotësuese si p.sh. (Vreshtat, livadhet, kopshtijet) të cilat sipërfaqe kanë qënë në afërsi të qytetit.

Në Komunën e Pejës deri në prill të vitit 2008 janë regjistruar 4317 biznese private, ku 80 % prej tyre janë përqendruar në tregti.

Qyteti i Pejës e ka fituar epitetin kryesor të Kosovës duke zhvilluar tregti më Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë dhe disa vende tjera.

Shtytje kah një zhvillim i ekonomisë ishte themelimi i një numri të madh të NVM-ve. Meqënse NVM-të janë faktor themelor që ndikojnë në rritjen e të ardhurave kombëtare si dhe zvoglimin e papunësisë si qeshtje thelbësore paraqitet kreditimi për themelimin e NVM-ve të reja dhe zgjerimi i afarizmit për ato ekzistuese. Një nga problemet kryesore që ballafaqohen ndërmarrjet private është mungesa e burimeve financiare.

Mirëpo, përkrah themelimit të një numri të madh të NVM-ve janë themeluar edhe një numër i madh i institucineve bankare dhe institucioneve tjera jo bankare që mundësuan krijimin e tregut financiar, edhpse ende kushtet e kreditimit janë të pavolitshme duke filluar nga afati i shkurtër kohor, norma e lartë e kamatave, përiudha e shkurt e pushimit (greis periudha), keshtuqë që disa projekte investive afatgjate nuk mund të realizohen për shkak të afatit të shkurtër kohor të kthimit të kredive.

Sot shoqëria konfrontohet me sfidat e reja që përfshijnë globalizimin , liberalizimin e tregtisë dhe ndryshimet teknomlogjike. Këto ndryshime në ekonominë globale japin nevojën për përkrahjen dhe ndihmën e investimeve në hulumtime dhe zhvillime ndërmjet NVM-ve.