Republika e Kosoves

Pejë

Mbrojteje e Shpetim

Organizimi i Drejtorisë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim – DKMSH

 

DKMSH-ja është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave të nivelit komunal, vënien e standardeve të kryerjes së punës lidhur me Gatishmërinë Civile dhe Reagimit Emergjent në territorin e vet dhe koordinimin e subjekteve relevantë për reagim në Situata Emergjente, varësisht nga karakteri dhe përmasat e fatkeqësisë …

DKMSH-ja planifikon që të merr masa të nevojshme për parandalimin e fatkeqësive si dhe përcjell aktivitetet e subjekteve relevantë dhe involvues (duke i përfshirë edhe organizatat joqeveritare, Kryqin e kuq dhe gjysmë hënën e kyçe, etj) të cilët do të mbështesin shërbimet emergjente në rast fatkeqësie.

Kjo drejtori ka këtë organizim:

1.Drejtori

2.Inspektori  për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera.

3.Inspektori i parandalimit nga zjarri,

4.Sektori   i  Kontrollit të Katastrofave,

5.Sektori i Kërkim-shpëtimit,

6.Shërbimit i Zjarrfikjes dhe  Shpëtimit (SH Z SH)

 

1.-Drejtori:

 

Udhëheq  Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe përkujdeset për timin e funksioneve të besuara;

Kompleton DMSH-në me personel, organizon dhe administron me sektorët dhe shërbimet në kuadër të saj sipas instruksioneve administrative e të direktivave operative për çfarëdo çështje që ka të bëjë me funksionet  dhe përgjegjësitë e DMSH-së.

2.-  Inspektori  për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera.

Ndërmerr   masa  për  parandalimin  dhe zvogëlimin  e  pasojave  nga   fatkeqësitë  natyrore   dhe  fatkeqësitë e tjera ,

Në bashkëpunim me zyrtarin e Planifikimit dhe zyrtarin për Vlerësimin e Rrezikut harton Planet e kësaj fushe dhe njëherit verifikon gjendjen e tyre  dhe  përgatitjeve  të  tjera  për  Mbrojtje, Shpëtim   dhe  Ndihmë,

 

3.-  Inspektori i parandalimit nga zjarri:

Harton, organizon dhe drejton planet e aktivitetit sipas prioriteteve për zbatimin e ligjshmërisë, normave dhe rregullave teknike për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe pronës nga rreziku i zjarrit dhe ofron asistencë teknike në këtë fushë;

4.- Sektori   i  Kontrollit të Katastrofave

Mbikëqyr subjektet relevantë dhe ata involvues në situata emergjente për territorin e  komunës.

Ndihmon planifikimin e buxhetit në DMSH.

Përgatit vendime strategjike për Drejtorin në çështjet e kontrollit të katastrofave.

Përgatit konkluzione rreth situatave emergjente dhe konform tyre planifikon metodologjinë për ndërmarrjen e masave kundër katastrofave eventuale dhe fatkeqësive tjera.

Përgatit masa për minimizim të pasojave pas katastrofave  natyrore dhe katastrofave tjera.

5.-  Sektori i Kërkim-shpëtimit

Të zhvillojë procedura për kërkim dhe shpëtim

Të mbikëqyrë dhe vlerësojë njësitë për kërkim dhe shpëtim dhe shërbimet tjera të kësaj fushe në komunë.

Të mbështesë planifikimin e buxhetit në DMSH

Të planifikojë dhe përgatisë informatat dhe sistemin e komunikimit për të mbështetur aktivitetet për kërkim dhe shpëtim

Të planifikojë kërkesat themelore dhe shqyrtojë nevojat për pajisje

Të bashkëpunojë me subjektet tjera relevante në çështjet për kërkim dhe shpëtim, posaçërisht me SHEM-të nivelit komunal.

Të bashkëpunojë me DME, posaçërisht me Divizionin e Kërkim-Shpëtimit.

Të përgatisë trajnime dhe ushtrime për njësitë dhe shërbimet për kërkim dhe shpëtim

 

6.-  Shërbimit i Zjarrfikjes dhe  Shpëtimit (SH Z SH)

Menaxhimin e shërbimit Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në territorin e komunës,

Merr pjesë në hartimin ePlanit të Mbrojtjes nga zjarri në komunë,

Zbatimin e standardeve dhelegjislacionit  për Mbrojtjen nga zjarri, zjarrfikjen dhe shpëtimin, organizimin, aktivitetet, shtrirjen, pajisjen, personelin për SHZSH në nivelin komunal.

Përkujdeset për investime kapitale me pajisje teknike për këtë shërbim,

Edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve të këtij sektori,

Formimi dhe zhvillimi i bibliotekës zjarrfikëse në kuadër të SHZSH.

Të mbështes planifikimin e buxhetit në komunë për mbrojtje nga zjarri

Të koordinojë bashkëpunimin me Sektorin për Kontrollin e katastrofave dhe me atë të Kërkim- shpëtimit.

Të bashkëpunojë me Drejtoritë dhe  sektorët tjera në çështjet e mbrojtjes nga zjarri, p.sh. Drejtorinë e ambientit dhe planifikimit hapësinor, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural , SHPK-në, TMK-në etj.

Të përgatisë trajnime dhe ushtrime praktike për zjarrfikësit dhe shërbimet vullnetare zjarrfikëse.