Republika e Kosoves

Pejë

17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës është shënuar me një varg aktivitetesh 

2020/02/18 - 12:13

 
 
Në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri është bërë nënshkrimi i dokumentit “Nisma për bashkëpunim ndërkomunal“ në mes të Komunës së Pejës dhe Komunës së Tetovës, Ulqinit dhe Bujanocit (ky dokument me bashkinë e Durrësit dhe Komunën e Zarës do të nënshkruhet më vonë).
 
Ngritjen e Flamurit të Republikës së Kosovës e ka bërë veprimtari i çështjes kombëtare, z.Nezir Gashi, po ashtu kanë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule te përmendorja e të rënëve për liri në shenjë nderimi të 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
 
Aktivitetet kanë vazhduar me koncert artistik nga studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, përkatësisht Fakulteti i Arteve dhe koncerti nga shkolla e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.
 
     ​