Republika e Kosoves

Pejë

20 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

2022/11/21 - 2:37

Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Asambleja Komunale e Fëmijëve në Pejë e mbështetur nga Komuna e Pejës dhe organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children – Zyra në Kosovë kanë organizuar aktivitete, të cilat do të shënohen në kuadër të kësaj dite, me moton “E drejta ime, obligim i juaj”.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë të dhunës, apo abuzimi ndaj tyre, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj.

Ky aktivitet mbahet në kuadër të programit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e tyre “Detyrimi ynë për të ardhmen – Mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja e të drejtave të fëmijës”, i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.