Republika e Kosoves

Pejë

20-të vjetori i çlirimit të Pejës

2019/06/16 - 3:01

Komuna e Pejës, nën patronatin e Kryetarit, z.Gazmend Muhaxheri ka organizuar ceremoni protokolare me rastin e 20-të vjetorit për të nderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut  dhe janë sakrifikuar për liri.

 

Aktivitetet kanë filluar me  ngritjen e flamurit, intonimin e himnit, vendosjen e luleve,  pranë flamurit në shenjë nderimi për të gjithë të rënët për liri.

 

Ceremonia qendrore është mbajtur  në Teatrin e Pejës “Istref Begolli” ku  fjalime  përshëndetëse kanë mbajtur Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Islam Husaj, të cilët pas fjalimeve i kanë  dorëzuar titujt e nderit për:

 

-Mauro Del Vecchio, Gjeneral i KFOR-it që komandoj forcat ndërkombëtare ushtarake të NATO-së në Pejë në vitin 1999 merr titullin Qytetar Nderi;

 

-Stipe Mesiq, ish-Presidenti i Republikës së Kroacisë merr titullin  Qytetar Nderi;

 

-Ymer Muhaxheri – Qytetar Nderi;

 

-Ali Daci – Qytetar Nderi;

 

-Jusuf Buxhovi – Nderi i Qytetit;

 

-Dr. Xhevat Gashi – Qytetar Nderi Post Mortum;

 

-Dr. Mustafë Ademaj – Qytetar Nderi Post Mortum;

 

-Gani (Brahim) Ramaj – Titulli “Azem Shkreli” Post Mortum;

 

-Spitali i Qytetit “Bajram Curri” (AL) – Mirënjohje Komunale;

 

-OJQ Humanitare “Sali Çekaj” – Mirënjohje Komunale;

 

-Familja Bralaj (Rozhajë) – Mirënjohje Komunale;

 

-Familja Haliloviq (Rozhajë) – Mirënjohje Komunale dhe

 

-Ramë Sinanaj (Plavë) – Mirënjohje Komunale.

 

Në 20-të vjetorin e çlirimit të Pejës është bërë inaugurimi  i përmendorës së Heroit Kombëtar, Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës.