Republika e Kosoves

Pejë

Kryeministri Kurti ka vizituar Komunën e Pejës

2020/02/10 - 10:09

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, të cilin  e falënderoj  për vizitën, që i bëri Komunës së Pejës  për t’i parë nga afër dëmet, të cilat i ka shkaktuar era e fortë.
Kryetari Muhaxheri theksoj se edhe në sektorin privat janë dëmtuar shumë biznese, sidomos në anën veriore të qytetit të Pejës, duke filluar nga shkolla e mesme ekonomike “Ali Hadri”, po ashtu  dëme ka pasur edhe në fshatrat e Podgurit, pra  kjo  pjesë është dëmtuar më së shumti ka edhe dëme të konsiderushme në bujqësi, ku  janë duke punuar  komisionet për t’i evidentuar dëmet, ku është shprehur edhe vullneti i Ministrisë së Bujqësisë me ekspertët e tyre për t’i vlerësuar dëmet, ndërsa në shkolla veç është bërë vlerësimi i dëmeve, ndërsa me sektorin privat është duke u marr Drejtoria e Emergjencës.
Kryeministri Kurti e falënderoj kryetarin Muhaxheri ne ishim paraprakisht në Klinë e në Istog dëmet janë të konsiderushme në aspektin material, por ishim me fat në këtë fatkeqësi, që nuk kemi dëme në njerëz, por  ka dëmtime në rrjetin elektro – energjetik, dëmtime në shkolla, dëmtime nëpër shtëpi familjare, dëmtime në bujqësi, pra ne do të bëjmë gjithçka, që është e munduar të bashkëpunojmë në sanimin e dëmeve dhe riparimin e tyre, ku riparimi i rrjetit energjetik duhet të bëhet nga KEDSI, ndërsa për riparimin e dëmeve të tjera do të bashkëpunojnë qeveria dhe komuna.
Kryetari Muhaxheri së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministren e Arsimit, znj.Hykmete Bajrami dhe Ministrin e Bujqësisë, z.Besian Mustafa kanë vizituar shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri”, e cila ka pësuar shumë dëmtime nga era.
Ministrja e Arsimit, znj.Hykmete Bajrami i përshëndeti të gjithë të pranishmit, pra jemi këtu, jo vetëm për të shprehur keqardhjen tonë për dëmet, që janë bërë në shkolla, shtëpi, pullaze të shtëpive, por për të shprehur gatishmërinë tonë, që brenda mundësive buxhetore edhe të Ministrisë, por edhe të buxhetit të Republikës së  Kosovës të ndihmojnë komisionet e përbashkëta, sapo t’i kemi raportet finale do të ulemi së bashku me Ministrin e Financave dhe sigurisht në një mbledhje të qeverisë do të vendosim për këto  çështje.