Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i parë konsultativ i Këshillit të Drejtorëve për vitin 2022

2022/01/17 - 1:51

 

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin e parë konsultativ të këtij mandati të Këshillit të Drejtorëve, ku është bërë prezantimi i Drejtorëve dhe njoftimi me detyrën e re ne këtë mandat te ekzekutivit. Kryetari i Komunës se Pejës z.Muhaxheri i uroj te gjithë për përgjegjësit e reja dhe kërkoj nga te emëruarit e ri përkushtim dhe korrektësi ne punën e tyre si dhe te jen ne shërbim te qytetareve te Pejës. Drejtori i Financave z.Jeton Abazi beri prezantimin e projekteve te planifikuara për këtë vit. Nga Zyra e Prokurimit raportuan për gjendjen ne këtë fillim vit dhe për mundësit e procedimit me projekte, fillimisht projektet e mbetura nga viti paraprak e pastaj me projektet e reja sipas planifikimit. Pati prezantime me karakter njoftues nga Nënkryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit, nga te gjithë Drejtoret dhe shefat e njësive për punët dhe obligimet qe tani do ti kenë te përditshme. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.