Republika e Kosoves

Pejë

Aktivizohet Shtabi i Emergjencës  

2020/02/06 - 12:06

Për shkak të situatës së krijuar nga  erërat e forta në dy netët e kaluara  u mbajt mbledhja emergjente e bordit të drejtorëve.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan raportet e drejtorëve, të cilët paraqiten informata për dëmet e shkaktuara në shkolla, qendrat mjekësore, objektet bujqësore, gjendjen e rrugëve, dëmet në prona private, në zyrat administrative, objektet sportive dhe kulturore etj.
Si konkluzion u krijua Shtabi i Emergjencës, të cilin e kryeson Drejtori i Emergjencës, z.Muhamet Mahmutaj.
 Shtabi  do të pranojnë, shqyrtojnë kërkesat e qytetarëve dhe do të kujdesen për rritjen e sigurisë në qytet.
U konstatua se janë shkaktuar dëme të mëdha në disa objekte shkollore, prandaj në ato shkolla mësimi nuk do të mbahet, ndërsa në shkollat  tjera  inkurajohen,  që të vendosin së bashku, drejtorët me këshillin prindëror të shkollës, nëse ka kushte për mbajtjen e mësimit.
Shtabi kërkon,  që shkollat të marrin vendime duke vendosur në prioritet sigurinë e nxënësve.
Ekipet emergjente do të dalin në terren gjatë gjithë kohës për të vlerësuar situatat e krijuara nga erërat.
Qytetarët, që kanë pësuar dëme nga erërat e forta, këshillohen që të bëjnë fotografi, të përshkruajnë dëmin dhe ta dorëzojnë në drejtorinë e emergjencës dhe ekspertët do ta shyrtojnë lëndën.
Bazuar në dëmet e raportuara deri më tani, duket se dëmet janë të mëdha.
 Meqenëse komuna i ka kapacitetet e kufizuara financiare, në ditët në vijim do t’i drejtohemi edhe nivelit qendror për të kërkuar ndihmë,  që të riparohen dëmet e shkaktuara.