Republika e Kosoves

Pejë

ARKIV – Instituti i Artit Bashkëkohor në Pejë 

2022/07/23 - 2:21

 

ARKIV – Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik, i cili i dedikohet artit bashkëkohor në rajonin e Pejës, i cili ka bashkuar artistë vendas, kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha disiplinat, pra ARKIV do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog.

Artisti, z.Sislej Xhafa i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj, se  unë kam nderin, që po hapim këtë utopi, pra këtë dashuri për këtë qytet, ku nuk kishim pas mundësi me realizu papërkrahjen e Kryetarit Muhaxheri, sepse dashuria ka nevojë për dy persona, pra në këtë rast është qyteti i Pejës dhe ideja. Faleminderit shumë!

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se po më vjen mirë, që Sislej është i Pejës, prandaj kudo, që shkon nëpër botë Pejën e ka aty. Ne e përgëzojmë dhe i dëshirojmë suksese edhe në të ardhmen dhe të prezantohet kudo, që shkon, si qytetar i mirë i Pejës.

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Hajrulla Çeku i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj, se sot e kemi një nga ato rastet, që duhet ta marrim, si shembull për trajtimin e hapësirave tona publike, ndërtesave tona, që në momente kur nuk kanë një funksion konsiderohen, si të braktisura, pra e kemi një rast model, ku janë bërë bashkë Kryetari Muhaxheri dhe artisti Xhafa dhe së bashku janë duke i dhënë një jetë, një frymë ndryshe ndërtesës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka – Kelmendi ju uroj mirëseardhje në qytetin e Pejës dhe theksoj, se është një ditë e jashtëzakonshme për përmasat e artit, në veçanti kur flitet për artin bashkëkohor dhe ARKIVI i Sislej Xhafës e bëjnë një peizazh tjetër dhe e rrit dialogun ndërkulturor, pikërisht me audiencën.

ARKIV – Instituti i Artit Bashkëkohor ka prezantur artistin, z.Artan Hajrullahu me ekspozitën “Heshtja pushtoj dhomat”, si pjesë e serive për artin bashkëkohor. ​

ARKIV – Instituti i Artit Bashkëkohor në Pejë është një OJQ publike, jofitimprurëse e themeluar në vitin 2018 nga artisti Xhafa.

ARKIV ndodhet në shkollën “Vaso Pashë Shkodrani”, objekti i së cilës daton nga viti 1946 duke shërbyer, si shkolla e parë fillore në Pejë.