Republika e Kosoves

Pejë

DEBAT PUBLIK

2020/03/11 - 10:58

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4,  Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, organizojnë: 

 

DEBAT PUBLIK

 

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për:

 

Zgjerimin e rrugës Nacionale N 9, Prishtinë-Pejë; Segmenti: Kijevë-Klinë deri në Zahaq.

 

Njoftohet  publiku i interesuar se me datë: 09.04.2020, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, do të organizohet debat publik nga Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit.

 

Përmbledhja jo teknike e raportit të VNM do të ekspozohet në ketë debat publik.

 

Pjesëmarrja juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.