Republika e Kosoves

Pejë

Dëgjimet publike për hartimin e buxhetit 2019-të

2018/07/26 - 3:56

Komuna e Pejës përmes Zyrës së Kryetarit, Drejtorisë për Financa dhe Kryesuesit të Kuvendit janë duke i mbajtur dëgjimet publike me qytetarë të organizuara  nëpër Bashkësi Territoriale.
Qëllimi i këtyre takimeve është që kërkesat e qytetarëve të merren nga secili përfaqësues dhe pastaj Komisioni i Kuvendit dhe Komisioni i Komunës i udhëhequr nga Kryetari dhe Drejtori i Financave t’i  nxjerrin prioritetet në mënyrë proporcionale në bazë të kapaciteteve buxhetore për hartimin e buxhetit të Komunës për vitin 2019-të.
Dëgjimet publike janë mbajtur në fshatrat Vitomericë, Ozdrim, Dubovë dhe Katundi i Ri, po ashtu në sallën e Asamblesë Komunale është mbajtur dëgjimi publik me shoqëritë civile, OJQ-të, organizatat, të cilat merren me çështjet e gruasë, Hendikosi dhe organizata të tjera, që merren me fëmijë me nevoja të veçanta.
Në këto  takime kanë qenë  prezent  Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Kryesuesi i Kuvendit,  z.Islam Husaj, Drejtori i Financave, z.Jeton Abazaj, të cilët po tregojnë transparencë ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
Kryetari  Muhaxheri në këto takime ka  prezantuar gjendjen faktike te të gjitha projekteve, që janë në vazhdimësi duke u punuar dhe mundësinë e  kapaciteteve të Komunës për projekte të  tjera në vazhdimësi.
Takimet për dëgjimet buxhetore janë mbajtur në të gjitha  Bashkësitë Territoriale dhe janë evidentuar të gjitha kërkesat e qytetarëve.