Republika e Kosoves

Pejë

Dëgjimi publik me qytetarët e Pejës

2019/01/30 - 4:09

 

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës është mbajtur dëgjimi publik me qytetarët e Pejës për autostradën e Dukagjinit, e cila i lidh qytetet Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë dhe Prizren.

Të pranishëm në dëgjim publik kanë qenë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Ministri i Infrastrukturës, z.Pal Lekaj.

Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Falënderoj Ministrin Lekaj, i cili është sot me ne në një dëgjim të rëndësishëm me qytetarë pasi kjo është autostrada, e cila fillon prej Istogut dhe përfundon në Prizren me gjatësi rreth 93 km, pra me gjatësinë më të madhe prej të gjitha rrugëve, që janë ndërtu në nivel vendi dhe Ju dëshiroj sukses dhe punë të mbarë”.

Ministri Lekaj i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Sot, jam i nderuar që së bashku ta projektojmë një projekt, që është projekti më madhor, që ka ndodhur në Kosovë, i cili do të ndikojë dukshëm në qasjen e qytetarëve në lëvizjen e lirë dhe zhvillimin ekonomik”.

Qytetarët e Pejës u njoftuan për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit, të cilët dhanë komentet e tyre.