Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Pejës, akterët relevant dhe operatorët ekonomik se në takimin e rregullt të Kuvendit i mbajtur me datë: 31.01.2019 pas shqyrtimit dhe diskutimit janë aprovuar për diskutim publik Draft – Rregullorja për transportin rrugor në territorin e Komunës së Pejës, si Draft-Rregullorja për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve.
Diskutimi publik përkitazi me rregulloret e lartpërmendura do të mbahet me datë: 11.02.2019, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, duke filluar nga ora 16:00
Ju ftojmë të merrni pjesë për të dhënë kontributin dhe për të shpalosur opinionet tuaja rreth rregulloreve.