Republika e Kosoves

Pejë

Diskutim publik

2018/10/23 - 6:41

Draft-rregullorja për ndryshimin e rregullores me Nr: 02/2016 për tituj të nderit, dekorata, medalje, mirënjohje dhe falënderime
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, z.Engelbert Zefaj i përshëndeti të pranishmit  dhe theksoi se që dy vite në bazë të kësaj rregulloreje janë  ndarë  titujt e nderit, dekoratat, mirënjohjet për qytetarë , pra në bazë të saj  janë  ndarë titujt e nderit  për qytetarë  të  Pejës sipas propozimeve, por tani pas dy viteve e kemi vërejt  që  ka pas diçka që  nuk  është  planifikuar në  fillim kur është  hartuar  rregullorja dhe kjo ka të bëjë me vitet jubilare, pra këto vite janë  më  të  rëndësishme se vitet e tjera edhe për vitet jubilare gjithmonë ka më shumë  kërkesa për të  ndarë  dekorata, tituj nderi dhe mirënjohje, prandaj kemi mendu me ndryshu dhe gjatë  bisedave, që i kemi pasur me personat  e kësaj lëmie është mendu të ndryshohet në dy pika, pra është  kriju një  komision, i cili i ka dërgu propozimet e veta në Këshillin e Drejtorëve, me ç’rast kanë ardhë dy propozime, të cilat janë diskutu në  Asamblenë  Komunale ku është votuar dhe në  bazë  të ligjeve dhe procedurave kërkohet të organizohet edhe diskutimi publik me qëllim që t’i marrim mendimet e qytetarëve.
Në bazë të këtij ndryshimi gjatë një viti kalendarik titulli mund të  ndahet vetëm për një fitues vendor, një fitues të jashtëm dhe një post – mortum, ndërsa në vitet jubilare të ngjarjeve me rëndësi historike ndahen tituj deri në 5 persona meritor vendor, të jashtëm dhe post – mortum për secilin nga titujt e përfshirë në rregullore.