Republika e Kosoves

Pejë

Diskutimi Publik

2018/07/17 - 12:08

Në sallën e Asamblesë Komunale të Pejës është mbajtur  Diskutimi Publik për Draft – rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Dr.Islam Husaj i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: ” Draft – rregullorja është një proces, që ka filluar muaj më parë ku në seancën e muajit qershor e kemi pasur si Draft- rregullore, e cila është diskutuar në Kuvend, me ç’rast anëtarët e Kuvendit Komunal të Pejës i kanë dhënë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me tekstin. I falënderoj të gjithë ata, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e Draft – rregullores”. ​