Republika e Kosoves

Pejë

DITA E TOLERANCËS NDËRFETARE NË PEJË     

2022/09/21 - 2:26

Sot, në Galerinë e Arteve në Pejë është prezantuar manifestimi në shënim të Ditës së Tolerancës Ndërfetare në Pejë.
Manifestimi ka filluar me performancë artistike nga nxënësit e shkollës “Xheladin Deda”, si dhe nxënësit e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.
Manifestimi në shënim të Ditës së Tolerancës Ndërfetare në Pejë ka vazhduar me tryezën e dialogut “Kontributi i institucioneve dhe shoqërisë civile në promovimin e dialogut ndërfetar në Pejë”.
Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani i përshëndeti të pranishmit e në veçanti i falënderoj prijësit e institucioneve fetare të Pejës për bashkëpunimin, që e kemi pas nga dita e parë e deri më sot, pra sot po i pasqyrojmë ditët tona të përditshme, që i bashkëjetojmë, po ashtu e falënderoj OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme, që ka dhënë në sferën e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës.
Prijësit e institucioneve fetare të Pejës përçuan mesazhe të tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në Komunë.
Manifestimi ka vazhduar me vallëzimin “Valsi i paqes”, pastaj me prezantimin e ekspozitës nga OJQ-të, si dhe prezantimi i Murit të Tolerancës.