Republika e Kosoves

Pejë

Dita Zyrtare e Tolerancës Fetare 

2018/09/21 - 4:08

 
Me rastin e Ditës Zyrtare të Tolerancës Fetare – 21 Shtatorit, Drejtori i Administratës në Komunën e Pejës, z.Fatmir Asllani i ka pritur në takim  prijësit e institucioneve fetare të Pejës, siç janë: Këshilli i Bashkësisë Islame, Musli Arifaj, Kisha Katolike-Don Franë Sopi, Bashkësia e Tarikateve-Shejh Ardian Juniku,  Bashkësia Ungjillore, Esat Kica, Këshilli i Bashkësisë Islame – Departamenti i  Gruas-Pranvera Hoxha  dhe Kevsere Muka, Shyhrete Nikqi – përfaqësuese nga Kisha Protestante në Pejë, Miroslavka Simonovic – përfaqësuese e shoqërisë civile nga komuniteti serb, po ashtu kanë qenë të pranishëm edhe pjesëmarrës të tjerë nga bashkësitë fetare dhe institucione të tjera, si dhe nga zyra rajonale e OSBE-së në Pejë.
 
Drejtori Asllani i falënderoj të gjithë të pranishmit dhe  përshëndeti iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare dhe komunës, si  dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare. 
 
 ​Sot është mbajtur edhe debati i hapur me përfaqësuesit fetar dhe grupet rinore, në sallën e Asamblesë Komunale, po ashtu gjatë ditës i kanë vizituar objektet fetare.