Republika e Kosoves

Pejë

DKRS me aktivitete rinore beri promovimin e dialogut ndër-komunal për rajonin e Pejës

2019/06/14 - 2:57

 

Komuna e Pejës përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport – Sektori i Rinisë organizoi aktivitetin e përbashkët ndëretnik “Promovimi i dialogut ndër-komunal të rajonit të Pejës” me iniciativë dhe përkrahje të OSBE-së. Projekti kishte për qëllim promovimin e rolit pozitiv të të rinjve në komunitete dhe bashkëpunim ndëretnik përmes organizimit të aktiviteteve malore turistike “ Zip-Line” në grykë të Rugovës si dhe promovimi i vlerave të natyrës në Komunë.

Në këtë projekt morën pjesë rreth 35 të rijnë nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut me përfshirje të komuniteteve të ndryshme.

Ky organizim e ka një moto “Se një shoqëri me shumëllojshmëri kulturore është një qëllim që duhet ndjekur, dhe se ndërtimi i institucioneve është po aq i rëndësishëm sa edhe krijimi i bashkëpunimit gjithnjë e më të afërt në të gjitha fushat dhe në respekt të të gjitha komuniteteve”.