Republika e Kosoves

Pejë

Drejtori Avdimetaj priti në takim pune Zëvendësministrin Berisha

2018/07/05 - 10:43

Vizitë zyrtare nga MASHT-i nën udhëheqjen e Zv. Ministrit z. Artan Berisha, dhe Asistentit z. Isuf Berisha, së bashku me Kryetarin e SPLE-së – Dr. Edmond Shkodrani, ku në këtë takim i priti Drejtori i Arsimit z. Besim Avdimetaj. Takimi ishte miqësor, planifikues dhe zhvillues. U diskutua për planifikimin e ardhshëm, për krijimin e kushteve të volitshme për komunitete, ku Drejtori i Arsimit është zotuar se do të bëjë të gjitha kushtet e mundshme, pa asnjë dallim. Dikur braktisja nga ky komunitet ishte në rritje, mirëpo sot kjo braktisje është në shuarje e sipër. Komuna e Pejës zotohet se do të ketë zhvillim sa më të madh të politikave në këtë aspekt. Për fund, Zv. Ministri u shpreh shumë i kënaqur dhe mirënjohës për bashkëpunimin që ka me Komunën e Pejës.