Republika e Kosoves

Pejë

DREJTORIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONE 2021

2021/03/25 - 12:45

 

Duke u bazuar në rregulloren e MF-së – NR – 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës lëshon këtë:

THIRRJE PUBLIKE

Për të gjitha organizatat joqeveritare dhe Institucionet e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe individë të regjistruara në Republikën e Kosovës që zhvillojnë aktivitete për qytetarët e Komunës së Pejës dhe programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, të aplikojnë për mbështetje financiare.

Për detaje rreth mënyrës së aplikimit dhe materialet e nevojshme për aplikim i gjeni në këtë link: https://tinyurl.com/dkrspeje

Afati i aplikimit përfundon me datë 23 prill 2021 (e premte) në ora 16:00.