2024/11/20 - 3:33
Në sallën e Kuvendit te Komunës se Pejës, në organizim te Komitetit për Politikë dhe Financa, Kuvendit të Komunës së Pejës dhe Zyrës së Informim Publik, është mbajtur Konsultimi Publik për: Draft – Planin e Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2025.
Në këtë diskutim publik pos të tjerëve, prezent ishin edhe disa anëtar të komisionit për Planin e Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2025.
Avni Gashi – Udhëheqës i Sektorit të Kuvendit të Komunës, në cilësinë e anëtarit të komisionit i njoftoj me gjerësisht të pranishmit për Draft – Planin e Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2025 dhe se ky plan ka qenë i publikuar në web-faqen zyrtare të Komunës së Pejës.
Pos diskutimeve konstruktive, sygjerime dhe komente në lidhje me këtë plan nuk pati.
Ky Plan i Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2025, do të miratohet në seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës që do të mbahet me 29.11.2024.