Republika e Kosoves

Pejë

Është nënshkruar memorandumi për financimin e projekteve infrastrukturore 

2018/08/15 - 2:34

Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Shkumbin Gashi  është takuar me Zëvendësministrin e Infrastrukturës, z.Rexhep Kadriu.

Në këtë takim është  nënshkruar memorandumi për financimin e projekteve infrastrukturore në Pejë, me vlerë mbi 315 mijë €, po ashtu u përditësuan edhe marrëveshjet që ishin nënshkruar me Qeverinë Mustafa në vitet paraprake, 2016 dhe 2017, me të cilat garantohen mjetet financiare për projektet, të cilat janë në realizim e sipër.
Projektet, të cilat Ministria e Infrastrukturës i ka planifikuar për këtë vit në Pejë janë: asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut , asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut, asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj , asfaltimi i rrugës Gllaviqicë-Vragoc, si dhe ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë.
Po ashtu,  në  këtë takim është biseduar edhe për zgjidhjen e problemeve të ndryshme rrugore.