Republika e Kosoves

Pejë

Hapja zyrtare e fushatës “16-të, ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”

2022/11/25 - 1:43

 

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka filluar aktivitetet e saj sensibilizuese në kuadër të fushatës globale kundër dhunës në baza gjinore.

Në aktivitetet sensibilizuese kanë qenë të pranishëm Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj.

Drejtoresha Mujaj – Bajraktaraj theksoj se Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale, mbështet fushatën globale kundër dhunës në baza gjinore. Aktiviteti ka filluar me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përbëhet nga 16-të, ditë aktivitete dhe përfundon më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

DUAJ, MOS LËNDO

… bashkohu edhe ti.