Sot, në Qendrën Rinore në Vitomiricë hapjen zyrtare të Kosovo Innovation Hub e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, Drejtoresha e organizatës NGN, znj.Shpresa Berisha dhe znj.Mersiha Adrović.
Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori Hovenier theksuan rëndësinë e kësaj qendre të re, si një katalizator për përparimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon.
Qendra e Inovacionit është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka qenë një ndër shtyllat kryesore për themelimin dhe fillimin e Qendrës së Inovacionit.
Po ashtu, Komuna e Pejës kanë caktuar Qendrën Rinore në Vitomiricë si objekt kryesor për Qendrën e Inovacionit.
Një ngjarje historike, e cila shënon një kapitull të ri në nxjtjen e inovacionit dhe rritjes së teknologjisë.
Misioni i qendrës së inovacionit është të krijojë një hapësirë që do të shërbejë për të frymëzuar, edukuar dhe fuqizuar të rinjtë në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT).