Drejtoresha për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Pejës, znj.Arta Vokshi – Nallbani i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoj se pas një pune të madhe, sfiduese dhe me shumë përgjegjësi të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, pra sot arritëm të bëjmë hapjen e shqyrtimit publik dhe prezantimit publik të draftit të Hartës Zonale – Komuna Pejë 2022-2030 për të arritur deri këtu padyshim ju dhe ne e dijmë se është bërë një punë shumë e madhe nga një ekip gjithëpërfshirës, që sot dua t’i falënderoj të gjithë për kontributin dhe punën e tyre. Harta Zonale është një dokument shumë i rëndësishëm, i cili do të rregullojë shfrytëzimin dhe planifikimin e gjithë territorit të Komunës së Pejës. Shqyrtimi publik do të zgjasë 30 ditë, që nga dita e hapjes. Shqyrtimi publik është i hapur çdo ditë pune nga ora 10:00-14:00 në hollin e Kuvendit Komunal të Pejës.Unë i ftoj të gjithë qytetarët, që të vijnë dhe t’i adresojnë të gjitha kërkesat, apo sugjerimet e tyre në librin e komenteve, qoftë me shkrim, apo përmes postës elektronike duke ju premtuar, që çdo kërkesë e juaja do të shqyrtohet me një profesionalizëm shumë të madh nga gjithë stafi dhe ekipi i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.