Republika e Kosoves

Pejë

Homazhe në varrezat Austro-Hungareze në Pejë  

2021/11/01 - 12:35

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i ftuar nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Christoph Weidinger dhe Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z.József Benceze kanë bërë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat Austro-Hungareze në Pejë, ku u përkujtuan të rënët e Luftës së Parë Botërore, të cilët kanë qenë ushtarë të Mbretërisë Austro – Hungareze.