Republika e Kosoves

Pejë

Identifikimi i akterëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të qëndrueshëm, si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna

2018/07/31 - 11:18

 

Me datë 12.07.2018 përfaqësuesi i shoqatës GLV Agroturizmi ka nënshkruar kontratën me përfaqësuesin e organizatës SWG për inicimin e idesë për zhvillimin e një rrjeti ndërkufitar në Bjeshkët e Nemuna që përfshin rajonin e Pejës- Kosovë, Shkodrës- Shqipëri dhe Plavës-Mali i Zi.

Projekti ka për qëllim të inicoj një bashkëpunim më të afërt në mes të akterve të ndryshëm duke filluar nga sektori publik në mes të komunave të rajonit të ”Bjeshkëve të Nemuna” dhe sektorit privat, OJQ-të, si dhe fermerët lokal duke rezultuar në një zhvillim të qëndrueshëm rural në rajonin ”Bjeshkët e Nemuna”.

Projekti do të implementohet nga GLV Agroturizmi së bashku me shoqatën partnere nga Shqipëria ADAD-Malore, ndërsa financimi i projektit është bërë nga SWG me mbështetjen financiare të GIZ-it dhe participim nga GLV Agroturizmi. Ky projekt organizimi i manifestimit rajonal “ldentifikimi i akterve dhe zhvillimi i rrjetit bashkёpunues rural рёr zhvillim tё qёndrueshёm, si dhe ngritja е imazhit  nё rajonin ndёrkufitar tё “Bjeshkёve tё Nemuna” mbështet Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rajonal Rural (SWG) në Evropën Juglindore në kuader të projektit “Zhvillimin Rural përmes Menaxhimit të Integruar të Pyjeve dhe Burimeve Ujore në Evropën Juglindore: Perspektivat e Zhvillimit Rural: Kualifikimi, Reintegrimi dhe (vete) punësimit” të zbatuar në partneritet me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ).

 

 

Drejtori i Bujqësisë, z.Mehdi Mulaj, si  përfaqësues i GLV Agroturizmi dhe kordinator në projekt u shpreh se rajoni i “Bjeshkëve të Nemuna” deri më tani nuk ka pasur një iniciativë të krijimit të idesë për një zhvillim të një iniciative për krijimin e një rrjeti të përbashkët për zhvillim rural, promovimin e produkteve lokale dhe ngritjen e imazhit të rajonit si vend atraktiv për zhvillim të Agro-turizmit. Ky projekt do t’i adresoj 3 çështje kryesore, si:

Së fundi projekti parasheh që të nxis iniciativën për ngritjen e imazhit të rajonit të Bjeshkëve të Nemuna, si vend atraktiv për vizita.​