Republika e Kosoves

Pejë

Inaugurimi i aneksit të QMF-së në lagjen “Fidanishte”

2020/01/31 - 7:54

Sot është bërë inaugurimi i aneksit të Qendrës së Mjekësisë Familjare 5 në lagjen “Fidanishte” të Pejës. I pranishëm në hapjen e aneksit ka qenë Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, z.Petrit Loci. Në këtë hapësirë të objektit do të ofrohen shërbime për pacientët nga ora 19:00-24:00 në gjashtë ditë të javës.