Republika e Kosoves

Pejë

Inaugurimi i Projektit të Adresave 

2019/06/20 - 3:47

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë, z.Per Strand Sjaastad, si dhe përfaqësues nga Qeveria Norvegjeze dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës. ​

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), në koordinim me përfaqësuesit e Qeverisë Norvegjeze, përkatësisht autoritetit për Kadastër dhe Hartografi ‘’Kartvert’’ dhe në bashkëpunim me Komunën e Pejës kanë implementuar Projektin e Adresave, përkatësisht vendosjen e emrave të rrugëve në gjithë territorin e Komunës së Pejës, i cili është  financuar  nga Qeveria  e Norvegjisë.
Projekti ka përfunduar me sukses, prandaj  AKK-ë, Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe Komuna e Pejës  kanë paraparë që të bëhet  inaugurimi i këtij projekti në Komunën e Pejës, me qëllim që përmes kësaj  ceremonie të  informojmë qytetarët për rëndësinë e këtij projekti.
​ ​