Republika e Kosoves

Pejë

Inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

2021/09/28 - 2:15

Me rastin e  inaugurimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë fjalë rasti kanë mbajtur Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani – Sadriu, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, Kryetari i FNXH-së, z.Marius Vizeri dhe z.Agron Kuka.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe vajzat e arta të qytetit të Pejës dhe të Kosovës është nder i veçantë, që inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë e gjitha kjo falë Tonit dhe vajzave të arta të Komunës së Pejës. Ju faleminderit shumë Majlinda, Nora dhe Distria sepse besoj, që kjo qendër do të jetë qendër e kampioneve të ardhshme, por normal, që ju do të jeni prijëse të kësaj lëmie, që ky qytet do ta ketë gjithmonë, pra Peja do të jetë e njoftur për kampionet e arta për vajzat e arta, të cilave do t’u jemi gjithmonë mirënjohës gjatë gjithë jetës. Ju faleminderit për gjithë atë, që keni bërë për Kosovën dhe Pejën!

Po ashtu gjatë ditës së sotme është bërë inaugurimi i rrugës me emrin e Kryetarit të FNXH-së, z.Marius Vizeri.

Agjenda e ceremonisë inauguruese ka përfunduar me performancën e e sportistëve të xhudos brenda Qendres Nacionale të Xhudos.