Republika e Kosoves

Pejë

Inaugurimi i shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë 

2022/05/23 - 2:48

Inaugurimin e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë e kanë bërë Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega dhe Drejtoresha e shkollës së muzikës në Pejë, znj.Rreze Kastrati.

​Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega në fillim e përshëndeti Kryetarin e Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe të gjithë të pranishmit dhe theksoj, se sot për ne është një ditë e re dhe e them me bindje të plotë, se qyteti i Pejës është djep i kulturës dhe i artit. Arti dhe kultura janë ato, që na bën të njohur në botë dhe nuk njohin kufij. E gëzofshi objektin e ri, paçi fat dhe suksese. Faleminderit!

Drejtoresha e shkollës së muzikës në Pejë, znj.Rreze Kastrati i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se është shumë e lumtur për hapjen e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë, objekt me standarde, që i plotëson të gjitha nevojat e të mësuarit bashkëkohor. Gëzohem, që gjeneratat e reja do të kenë një objekt shkollor modern, që do t’ua lehtësoj procesin mësimor. Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka bërë një punë shumë të madhe me ndërtimin e objektit të ri shkollor.