Republika e Kosoves

Pejë

Institutit GAP në bashkëpunim me Drejtorinë për Integrime dhe Diasporë

2018/05/25 - 9:35

Drejtoria për Integrime dhe Diasporë në bashkëpunim me Institutin GAP kanë organizuar fokus grup, ku janë diskutuar prioritetet dhe sfidat, të cilat dalin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për Kosovën në nivelin lokal.

Në këtë fokus grup z.Bekim Salihu  nga  Instituti GAP ka paraqitur  disa të dhëna preliminare të hulumtimeve në terren mbi të arriturat dhe sfidat e komunave në përmbushjen e obligimeve, që dalin nga MSA.

Drejtoresha për Integrime dhe Diasporë në Komunën e Pejës, znj.Suzana Muriqi i përshëndeti të pranishmit  dhe ndër të tjera tha: ” Fokus grupi është pjesë e projektit “Asistimi dhe monitorimi i komunave në zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit” i mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF/DSP.”

Po ashtu, Drejtoresha Muriqi ka folur për sfidat dhe sukseset në Komunën e Pejës.