Republika e Kosoves

Pejë

Ka filluar fushata e korrje – shirjeve të drithërave të bardha 

2018/07/13 - 11:20

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, z.Mehdi Mulaj së bashku me komisionin për monitorimin e mbarvajtjes së fushatës së korrje-shirjeve kanë dalë në terren për të përcjellur fushatën e korrjeve  në Komunën e Pejës.

 

Drejtori Mulaj ka theksuar se fushata është duke shkuar mirë dhe rendimentet pritet  të jenë të kënaqshme,   deri më tani nuk kemi  hasur në probleme të theksuara dhe shpresojmë se edhe në ditët në vazhdim nuk do të ketë probleme.

 

Drejtorati për Bujqës, Pylltari dhe Hidroekonomi në vazhdimësi do të bëjë monitorimin në terren të fushatës së korrje – shirjeve deri në përfundimin e saj.