Republika e Kosoves

Pejë

Kalueshmëria në ​ testin e maturës në afatin e parë në Komunën e Pejës është 78.15%

2020/09/08 - 12:02

Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj bëri të ditur se Komisioni Shtetëror i Maturës i ka bërë publike rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020-të, në afatin e parë kalueshmëria në nivel komunal është 78.15%.
Gjithsej nxënës, që e kanë paraqitur Provimin e Maturës Shtetërore në Komunën e Pejës kanë qenë 1483, prej, të cilëve 1159 e kanë kaluar  në afatin e parë, ndërsa 319 nxënës, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat do ta paraqesin  në afatin e dytë, i cili do të mbahet në muajin tetor.
Drejtori Avdimetaj theksoj se Komuna e Pejës  e ka vlerësuar të suksesshëm rezultatin, pasi këtë vit testi është organizuar në rrethana pandemie, pastaj  mësimi nuk është mbajtur  në tre muajt e fundit të vitit shkollor, po ashtu nuk kemi pasur asnjë ankesë gjatë testimit, janë respektu të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë dhe në bazë të udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit.
Drejtori Avdimetaj nxënësve, të cilët e kanë kaluar testin ju uroj sukses për regjistrim në arsimin e lartë, ndërsa nxënësve, të cilët nuk e kanë kaluar në këtë afat, ju uroj sukses në afatin e dytë.