Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër te aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, ka vazhduar sot me Promovimin e Librit “Po mësohem” me autore Naxhije Kastrati si dhe me shpalljen e lexuesve të dalluar për vitin 2024.
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport znj.Xhenet Syka Kelmendi i falënderoj të pranishmit për përkushtimin e tyre ne fushën e krijimtarisë letrare, kurse për lexuesit e dalluar shprehu konsideratën e lartë dhe për fituesit u ndanë Mirënjohje.