Republika e Kosoves

Pejë

    Këshilli  Komunal për Siguri në  Bashkësi  mbajti takimin e rregulltë

2018/03/29 - 2:53

Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka organizuar dhe ka mbajtur takimin e parë për ketë vit, i cili është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal në Pejë me ketë rend dite:

Takimin e hapi Kryetari i Komunës se Pejës  z. Gazmend Muhaxheri si kryesues i KKSB-së,i cili ne fjalen e rastit u shprehë se Komuna edhe ketë vit do të jetë e fokusuar ne sigurinë ne shkolla,ne vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave te sigurisë ne qytet dhe ne mirëmbajtjen e hapsirave te gjelbëruara,te kanaleve te hapura për siguri nga vershimet.

Komandanti i Stacionit të Policisë ne Pejë z.Ndue Nikolla prezantoj nje raport te detajuar nga te gjitha mekanizmat e sigurisë,ku situata e sigurisë u prezentua si stabile ne perjashtim te disa rasteve të vogla .Liria e levizjes është e sigurtë per te gjitha komunitetet ,siguria  ne shkolla është e mirë,por edhe siguria ne komunikacion ka përmiresime te dukshme,problem i cili duhet te trejtohet janë qentë endacak.

Pas prezentimeve  u aprovua  lista e re e anëtarëve për vitin 2018  dhe pastaj është berë shpërndarja  e Planit te punës për vitin 2018 dhe listën për nënshkrimin e pjesëmarrjes në takim.

Ne vazhdim z. Engelbert Zefaj prezantoj planin e punes për vitin 2018  i bazuar ne disa kategori: Te drejtat e njeriut,Mjedisi urban,Ambienti,Delikuenca dhe Shëndetësia.Ky Plan i punës u aprovua unanimishtë dhe palet e përfshira u pajtuan ne zbatimin e tij.